LAJMI I FUNDIT:

Imeraj: Serbët falsifikuan shkrimet për Manastirin e Deçanit (Dokumente)

Imeraj: Serbët falsifikuan shkrimet për Manastirin e Deçanit (Dokumente)

Hulumtuesi i pavarur shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë, Mr. Shkodran Imeraj vlerëson se Krisobula e Manastirit të Deçanit e vitit 1330, është një dokument i cili nuk gjendet në formën origjinale, andaj si i tillë llogaritet si dokument i falsifikuar.

Imeraj pohon se në Patriarkanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit, është kënduar kjo lutje “O Patriarkanë, Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”.


Shkrimi i Shkodran Imerajt:

Ky është një dokument i shkruar në Deçan me 15 tetor 1850 dhe i nënshkruar nga Serafim Ristiq, i cili shërbente si Kryemonak në Manastirin e Deçanit gjatë viteve ’50 të shekullit XIX. Në këtë dokument i cili i është drejtuar Çeda Jovanoviq Arqipeshkopit të Beogradit, në emër të murgjve të Manastirit të Deçanit Kryemonaku Ristiq i kërkon Arqipeshkopit Jovanoviq që të përdore ndikimin e tije për kthimin në Bibliotekën e Manastirit të Deçanit të kopjes se Krisobulës se Manastirit të Deçanit të vitit 1330 dhe të disa librave të tjera. Dihet se Krisobula e Manastirit të Deçanit e vitit 1330, është një dokument i cili nuk gjendet në formën origjinale andaj si i tillë llogaritet si dokument i falsifikuar. Dilemat e para rreth falsifikimit të dokumentit zyrtar të Krisobulës se Manastirit të Deçanit, i ka ngritur historiani i mirënjohur austro-hungarez Konstantin Jireček (1854-1918).

Vlen të theksohet se në vitin 1864 në qytetin e Beogradit, Sefarim Ristiq boton veprën e tij: “Dečanski spomenici”, ku ndër të tjera shkruan se në Patriarkanen e Pejës dhe Manastirin e Deçanit, është kënduar kjo lutje: “O Patriarkanë, Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”.

Kjo është vet një dëshmi e madhe që serbet e pranojnë që në traditën historike dhe tradicionale Manastiri i Deçanit i takon shqiptarëve të Kosovës ngase themelet e tij qëndronin në Dardani, e cila ishte pjesë e Ilirisë, shkruan Imeraj. /Telegrafi/

Ky është një dokument i shkruar në Deçan me 15 tetor 1850 dhe i nënshkruar nga Serafim Ristiq

Sefarim Ristiq, “Dečanski spomenici”, Beograd 1864.

Këtu shkruan se në Patriarkanen e Pejës dhe Manastirin e Deçanit, është kënduar kjo lutje: “O Patriarkanë, Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”, shih me gjerësisht: Sefarim Ristiq, “Dečanski spomenici”, Beograd 1864, f.66.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori