LAJMI I FUNDIT:

Imazhet shqetësuese tregojnë lëkurën e skuqur të një fëmije tetë muajsh, të sëmurë me Kawasaki që është një sëmundje e lidhur me coronavirusin

Imazhet shqetësuese tregojnë lëkurën e skuqur të një fëmije tetë muajsh, të sëmurë me Kawasaki që është një sëmundje e lidhur me coronavirusin

Sëmundja e lidhur me coronavirusin, Kawasaki ia ka skuqur në tërësi lëkurën një fëmije tetë muajsh.

Nëna e shqetësuar e Lewis nga Mançesteri i Anglisë, shpërndau edhe imazhet shqetësuese ku shihet lëkura tij e skuqur, si pasojë e kësaj sëmundjeje që është përhapur shumë kohëve të fundit, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e skuqjes dhe enjtes së pjesëve të trupit nga ky infeksion inflamator, fëmija është dashur të qëndronte për një javë në spital, ndërsa nëna të kujdesej gjatë tërë kohës për të.

“Kishte vetëm disa shenja të kuqe në faqe, ndërsa të nesërmen filloi të mos kishte interes në ushqim dhe qumësht. Nuk menduam që mund të jetë infektuar, derisa tërë trupi iu përfshi nga të skuqurat”, ka thënë nëna e vogëlushit.

Kjo gjendje i prekë kryesisht fëmijët nën moshën pesë vjeçare dhe mendohet se është një reagim imunitar i vonuar ndaj coronavirusit.

Atij i është bërë testi ndaj coronavirusit, që ka treguar se nuk është i infektuar, ndërsa po trajtohet për sëmundjen e Kawasakit dhe tani i janë lehtësuar të skuqurat. /Telegrai/