LAJMI I FUNDIT:

“I’m Good (Blue)” e Bebe Rexhës dhe David Guettas është bashkëpunimi më i pëlqyer për vitin 2023 në Spotify, sipas një studimi të ri

“I’m Good (Blue)” e Bebe Rexhës dhe David Guettas është bashkëpunimi më i pëlqyer për vitin 2023 në Spotify, sipas një studimi të ri
Bebe Rexha dhe David Guetta (Foto: Ian West/PA Images via Getty Images)

Bashkëpunimi i David Guettas dhe Bebe Rexhës për këngën “I’m Good (Blue)” është vlerësuar nga një studim i ri si më i dëgjuari i këtij viti në Spotify.

“I’m Good (Blue)” ndan vendin e parë në tabelën e vlerësimeve me “Nanana (It Goes Like)” të Peggy Gou – një këngë tjetër që karakterizon një nominim për një klasik të Eurodance të viteve 1990, shkruan Evening Standard.


Hulumtimi i publikuar të premten nga Slingo ka gjetur se të dyja këngët shfaqen në të njëjtin numër të listave për lëshim të përdoruesve të Spotify – një tregues i mirë i asaj që mund të zbulohet si kënga më e dëgjuar në vitin 2023 në platformën e transmetimit.

“Dance (zhanri ritmik) ishte qartë një zhanër popullor në vitin 2023”, tha një zëdhënës nga Sligo.

“Në të vërtetë, katër hite të Calvin Harris janë në top 50 këngët më të shfaqura në listat e luajtjes së përdoruesve të Spotify, që është më shumë se çdo artist tjetër”, shtoi gjithashtu zëdhënësi nga hulumtimi.

Bashkëpunimi i artistes shqiptare me DJ-in e famshëm francez gjithashtu ka qëndruar në krye të klasifikimit në top-listën e zhanrit ‘dance/eletronic’ në Billboard për një vit të tërë.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Kënga vjen si një ripërpunim i hitit “Blue (Da Ba Dee)” të vitit 1998, të grupit të famshëm italian, Eiffel 65.

“I’m Good (Blue)” ka qenë sivjet e nominuar edhe për çmimin “Grammy” në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, por u mund nga Beyonce me “Break My Soul”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori