LAJMI I FUNDIT:

Ilir Deda më i guximshëm sesa deputetët e rebeluar të LDK-së

Ilir Deda më i guximshëm sesa deputetët e rebeluar të LDK-së

Subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, sot është “goditur” nga largimi i Ilir Dedës.

Deda e mori këtë vendim pasi që tash e nëntë muaj rresht kishte filluar të ketë dallime të mëdha konceptuale me partinë e tij, VV-në.


E largimin e tij analisti Bajrush Morina e cilëson si fillim të dekompozimit politik, jo vetëm të Vetëvendosjes, por edhe tërë skenës politike në Kosovë.

“Largimi i Ilir Dedës shënon fillimin e dekompozimit politikë jo vetëm të VV-së dhe opozitës, por edhe skenës politike në Kosovë. Ilir Deda për momentin është deputeti dhe politikani më i guximshëm politik në Kosovë për faktin se deputetë të rebeluar ka edhe në LDK, por ata vazhdojnë t’i mbajnë në xhep gajlet politike”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Ai më tej ka theksuar se guximi politik i Dedës do të duhej të jetë një reflektim për “të rrebeluarit” e tjerë në partitë politike.

“Duhet të ketë motiv dhe arsye për lëvizje politike për analistët dhe përfaqësuesit e tjerë të shoqërisë civile që duan ndryshime”, ka thënë Morina.

Ndërkaq sa i përket mundësisë së bashkimit të Mimoza Kusari-Lilës dhe emrat e të tjerëve, Morina ka theksuar se në rast se nuk i bashkohen do të tregohen të ligë.

“Iliri nuk duhet të mbetet i vetëm në misionin e tij politikë”, tha Morina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori