LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja thotë se pa gjëra pozitive ndaj Plzenit, ankohet në orarin e Superligës

Ilir Daja thotë se pa gjëra pozitive ndaj Plzenit, ankohet në orarin e Superligës

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes ndaj Viktoria Plzen, ku pësuan humbje me rezultat 1-0.

‘Timonieri’ i Ballkanit ka thënë se kishte gjëra pozitive te skuadra, ndërsa u ankua sërish që zhvilluan ndeshje të dielën.


“Në fazën e mbrojtjes kemi bërë goxha mirë. Kemi pasur edhe ne situatat tona. Me një kundërshtar si Plzeni, në stadiumin e tij, kemi bërë një ndeshje të mirë karshi një kundërshtari shumë të fortë”, ka thënë Daja për Art Motion.

Ballkani pëson nga një gol me devijim, del pa pikë ndaj Plzen
Lexo po ashtu Ballkani pëson nga një gol me devijim, del pa pikë ndaj Plzen

Daja ka theksuar se Ballkani në Evropë e përfaqëson futbollin kosovar. Ka thënë se është lokomotiva e Superligës dhe se duhet të ketë më shumë mirëkuptim për orarin, pasi të dielën luajti ndaj Dukagjinit.

“Duhet të kemi më shumë mirëkuptim për orarin në Superligën e Kosovës, pasi që Ballkani përfaqëson futbollin e Kosovës. Goli u shënua me devijim dhe fati ishte me kundërshtarin. Kam çka t’iu tregoj çunave. Ka shumë gjëra pozitive kjo ndeshje. Nuk fshihemi në fushë. E kontrollojmë topin më shumë se kundërshtari”.

“Rastet që i kemi krijuar ishin me qarkullim të topit. Kemi bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje të vështirë”, ka thënë Daja që në fund ka lavdëruar lojën e Gentrit Halilit dhe Albin Berishës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori