LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja flet për përballjen ndaj Lincoln Red Imp: Nuk jemi favoritë, gjasat janë 50/50

Ilir Daja flet për përballjen ndaj Lincoln Red Imp: Nuk jemi favoritë, gjasat janë 50/50

Ballkani do të luajë kundër Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.

Trajneri Ilir Daja ka thënë që Ballkani ka dy mungesa të mëdha dhe nuk do të jetë favoritë ndaj Lincol.


Largimi i Albion Rrahmanit ka lënë zbrazësi në sulm, ndërsa Lindon Emërllahu do të mungojë shkaku i një dëmtimi.

“Mendimi im është 50/50 sepse kemi pasur tri ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa kundërshtari ka pasur tri javë kohë. Turin e dytë nuk ka luajtur si duket me problemet e shortit”.

“Ata kanë pasur tri javë kohë dhe ne kemi pasur tri ditë kohë. Prandaj, them që nuk është favorit as Ballkani e as kundërshtari. Gjasat janë 50/50. Kështu, do të futemi në fushë, duke e respektuar maksimalisht si një kundërshtar të turit të tretë të Ligës së Konferencës”, ka thënë Daja.

Në rast të kalimit të Lincoln, kampioni i Kosovës, Ballkani do të luajë në play-offin e Ligës së Konferencës kundër humbësit të duelit mes Sheriff Tiraspolit të Moldavisë apo BATE Borisovit të Bjellorusisë.

Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm nëse shkon në 'Play-Off' të Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm nëse shkon në 'Play-Off' të Ligës së Konferencës

Këto skuadra përballen në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe humbësi kalon në Ligën e Konferencës.

Në edicionin e kaluar të Ligës së Konferencës, Ballkani ishte në grup me Sivassporin, Clujin dhe Slavia Pragën, ku mori një fitore dhe një barazim, por përfundoi e fundit në Grupin G. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori