LAJMI I FUNDIT:

Ilir Berisha me disa oferta në tavolinë, së shpejti vendos për të ardhmen

Ilir Berisha me disa oferta në tavolinë, së shpejti vendos për të ardhmen

U rikthye nga futbolli suedez për të nënshkruar me Feronikelin, por aventura tek klubi nga Drenasi nuk shkoi siç duhet.

Ilir Berisha bëri disa ndeshje të mëdha, por edicionin e kaluar i gjithë klubi i Feronikelit çaloi duke humbur disa ndeshje radhazi, pasi ishin edhe pa objektiva.


Në afatin kalimtar të verës disa skuadra u interesuan për të si Prishtina apo Gjilani, por në fund marrëveshja nuk u arrit dhe Berisha mbeti lojtar i lirë.

29-vjeçari Berisha ka një përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë evropian.

Ai karrierën e nisi te Prishtina, para se të luante edhe në skuadrat suedeze si Orebro, Gefle e Vasteras, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Telegrafi ka kontaktuar lojtarin për ta pyetur për të ardhmen e tij, teksa ai ka thënë se së shpejti do të vendos, pasi ka disa oferta si nga Kosova ashtu edhe nga Suedia.

Ai gjatë kësaj kohe ka stërvitur rregullisht si në fitnes ashtu edhe në fusha të futbollit për ta mbajtur formën.

“Nuk kam pushuar në asnjë moment gjatë kësaj kohe, kam stërvitur rregullisht për ta mbajtur formën”.

“Në verë kisha disa oferta, por në fund nuk gjetëm marrëveshje dhe mbeta futbollist i lirë”.

29-vjeçari ka thënë se ka disa oferta në tavolinë, si nga kampionati kosovar ashtu edhe nga Suedia.

“Edhe gjatë zhvillimit të kampionatit kam pasur kontakte me dy klube, por ofertat nuk ishin serioze dhe nuk u bashkova me asnjërën”.

“Tani gjithashtu kam disa oferta interesante dhe së shpejti do të vendosi për të ardhmen time”, tha Berisha.

“Më kanë kontaktuar edhe dy klube nga Suedia, por besoj se edhe disa kohë do të qëndrojë në futbollin kosovar pastaj të rikthehem në Suedi”, u shpreh Berisha.

Berisha ishte larguar nga futbolli kosovar në vitin 2012 ku nga Prishtina ishte bashkuar me Orebron në Suedi.

Ai pas paraqitjes së shkëlqyeshme kishte marrë ftesë nga Kombëtarja e Shqipëisë dhe vlerësohej si mbrojtës me të ardhme të ndritur.

Gjithsesi fati nuk ishte me të pasi pësoi një lëndim, por më vonë ai u bashkua me Përfaqësuesen e Kosovës ku ishte titullar i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes.

Tani ajo skuadër që do ta transferojë Berishën, do ta blindojë mbrojtjen për një kohë të gjatë, pasi prishtinasi njihet si një mbrojtës i fuqishëm ajër dhe që luan shumë mirë me topin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori