LAJMI I FUNDIT:

Ilievski: Më vjen keq që jam trajtuar si ‘baxhanaku i Mijallkovit’

Ilievski: Më vjen keq që jam trajtuar si ‘baxhanaku i Mijallkovit’

Në lidhje me përzgjedhjen e kandidaturës në Gjykatën evropian në Strasburg, i përzgjedhuri Jovan Ilievskit, ka reaguar pas disa komenteve që i janë bërë në adresë të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më vjen keq që unë jam trajtuar si një “Baxhanaku i Mijallkovit”, sepse profesionalisht kam realizuar para kësaj garniture të OBRM-PDUKM që të vijë në pushtet, ka thënë Jovan Ilievski, gjyqtari i ri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për Deutsche Welle.


‘Unë para Komisionit tonë kam qenë plotësisht i sinqertë. Në të gjitha këto vite kam punuar fjalë për fjalë. Nuk ishte e drejtë, dhe më vjen keq se në opinion jam trajtuar si “baxhanaku i Mijallkovit”, sepse në qoftë se ju e shikoni kronologjinë e karrierës sime profesionale, është e qartë se kam shërbyer me vite para kësaj garniture të OBRM-PDUKM që të vijë në pushtet’, tha Ilievski ndër të tjera.

Jovan Ilievski është zgjedhur gjykatës për të drejtat e njeriut në Strazburg
Lexo po ashtu Jovan Ilievski është zgjedhur gjykatës për të drejtat e njeriut në Strazburg

Lidhur me informacion nga PACE, se deputetët e OBRM-PDUKM-së se në mënyrë agresive kanë lobuar te deputetët majtistë, partitë motra, ai tha se nuk ka një informacion të tillë. /Telegrafi/