LAJMI I FUNDIT:

Jovan Ilievski është zgjedhur gjykatës për të drejtat e njeriut në Strazburg

Jovan Ilievski është zgjedhur gjykatës për të drejtat e njeriut në Strazburg

Prokurori në Prokurorinë për krim të organizuar Jovan Ilievski me 106 vota ”PËR” është zgjedhur gjykatës në Gjyqin e Evropës për të drejtat e njeriut në Strazburg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundërkandidatja e tij, gjykatësja në Gjykatën Kushtetuese dhe profesoresha Natasha Gaber-Damjanovska mori 86 vota.


Zgjidhja e gjykatësit nga Maqedonia në Gjykatën e Evropës për të drejtat e njeriut ishte një nga pikat e sesionit të vjeshtës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës që u mbajt në Strazburg./Telegrafi/