LAJMI I FUNDIT:

IHMK paralajmëron vërshime në rajonin e Dukagjinit, gjatë ditës së nesërme

IHMK paralajmëron vërshime në rajonin e Dukagjinit, gjatë ditës së nesërme
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

Përmes një komunikate për medie, IHMK ka njoftuar se reshjet e shiut do të fillojnë gjatë të enjtës pasdite në zonat malore, për të vazhduar pastaj me intensitet të shtuar, ku më së shumti priten reshje mëngjesin e së premtes.

Instituti paralajmëron se në rrjedhat kryesore lumore pritet të ketë ngritje të nivelit të ujit gjatë ditëve në vijim ku edhe pritet të ketë shembje të dheut e vështirësi në qarkullim pasi pritet të ketë vërshime të shpejta. /Telegrafi/