LAJMI I FUNDIT:

Igumeni i manastirit të Deçanit, kundër ndarjes dhe kundër njohjes së Kosovës

Igumeni i manastirit të Deçanit, kundër ndarjes dhe kundër njohjes së Kosovës

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjic, ka deklaruar se Kisha ortodokse serbe kundërshton çfarëdo ndarjeje të Kosovës, sepse ajo çon drejt njohjes e Kosovës së “vetëshpallur” dhe ekzodit të serbëve.

“Përkufizimi” nuk është gjë tjetër pos ndarja territoriale e etnike e territorit të Serbisë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Kosovës do t’i takonte shtetit ”të vetëshpallur” të Kosovës, në të cilën të drejtat e serbëve do të ishin edhe më të pakta, nëse do të ketë fare, apo Shqipërisë së madhe. Kjo kurrsesi nuk mund të jetë zgjidhje dhe do të shprehej tepër keq në popull e në kishë, ka thënë Janjic në televizionin serb Nasha, transmeton metro.


Janjic ka theksuar se është tepër joreale të pritet që serbët në këso situate ta kenë më mirë se sa e kanë tash, dhe ka përkujtuar se shumica e popullatës serbe në Kosovë jetojnë në jug të Ibrit.

“Kjo do të ishte porosi e hapur e Serbisë se ata njerëz i lë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë. Kjo i godet më së shumti serbët, sepse ata presin mbështetje e mirëkuptim. Ata kanë votuar për njerëzit të cilët tash janë në pushtet mu për shkak të premtimit se Kosova do të jetë pjesë e Serbisë”, ka thënë Janjic,sipas të cilit “”serbët me shekuj kanë jetuar nën pushtete e sundimtarë të ndryshëm, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga Kosova.”

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori