LAJMI I FUNDIT:

Identifikimi i brendit përmes Pyper

Identifikimi i brendit përmes Pyper

Çka është imazhi i brendit?

A e dini se çfarë imazhi ka brendi juaj? Nëse jo, atëherë as blerësit nuk e dinë.


Me rritjen e numrit të brendeve në treg, blerësit më shumë po marrin vendim se çka të blejnë duke u bazuar në imazhin e brendit sesa në vet produktin e ofruar. Shembull: pse vazhdojnë njerëzit të blejnë iPhone me të gjitha ankesat se secili model është vetëm pak më i madh se modeli i kaluar.

Në ditët e sotme, imazhi i brendit është më shumë se si duket logoja apo uebfaqja juaj. Është si blerësit e perceptojnë brendin tuaj. Thënë thjesht, imazhi i markës është personaliteti dhe reputacioni i kompanisë suaj.

Si e mendoni ju imazhin e brendit tuaj dhe si e mendojnë blerësit është jo domosdoshmërisht e njëjta gjë. Andaj edhe hulumtimet e Pyper fokusohen në identifikimin e imazhit të brendit dhe si mund të ndryshoj ky imazh në periudha të ndryshme.

Me të gjithë atë që ofrohet në treg, sot konsumatorët kanë shumë mundësi për të zgjedhur cilat produkte apo shërbime duan t’i blejnë. Blerësit duan të ndihen se kompanitë ju kushtojnë rëndësi dhe i çmojnë. Po ashtu, ata duan të jenë klient të një kompanie që ka një imazh aq të mirë sa që të pasqyrohen me atë.


Për shkak të kësaj, imazhi i brendit ka më shumë rëndësi tani se kurrë. Shembulli më i mirë i kësaj janë kompanitë e mëdha si Google dhe Apple që kujdesen për imazhin dhe reputacionin e brendit të tyre.

Një imazh i mirë i brendit është me rëndësi për çdo kompani sepse:

  • Krijon kredibilitet

  • Bën që të keni klientë besnikë

  • Bën që blerësit t’i besojnë brendit tuaj

  • Rrit njohjen e brendit tuaj

  • Rrit numrin e shitjeve

Për të realizuar edhe ju një hulumtim lidhur me imazhin e brendi tuaj, mund ta kontaktoni Pyper në 049 611 660 apo info@pyper.info

REZERVO HULUMTIMIN TËND