ICK dhe Zyra e BE-së në Kosovë angazhohen për punësimin e të rinjve në fushën e TIK
20 nxënës të shkollave të mesme nga Prishtina dhe Prizreni, repsektivisht nga shkollat “Gjin Gazulli” dhe “11 Marsi”, janë angazhuar për punë praktike në kompani të ndryshme të sektorit të TIK, pas përfundimit me sukses të trajnimeve profesionale nga Innovation Centre Kosovo.
Nxënësit e angazhuar për punë praktike, së fundmi i kanë përfunduar trajnimet në Dizajn Grafik, Programim në JAVA, Zhvillim të Aplikacioneve në Android, Social Media, Web Design dhe Motion Graphics.
Projekti i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i mbështetur nga Ambasada e Suedisë – Trajnim dhe Edukim për shkathtësi nga fusha e TIK, me qëllim të punësimit dhe vetpunësimit, synon përgatitjen e kuadrove të reja me njohuri nga fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, në përputhje me kërkesat e tregut vendor dhe ndërkombëtar, si dhe nxitjen e ndërmarrësisë dhe inovacionit, nëpërmjet shërbimeve të inkubimit, mentorimit dhe mbështetjes financiare për bizneset startup.
Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së u shpreh i kënaqur me rezultatet e deritashme të këtij programi. “Orientimi i të rinjëve në karrierë dhe krijimi i mundësive të reja për ta është kritik për zhvillimin e vendit, andaj ne si ICK jemi në mision të vazhdueshëm për të jetësuar një Kosovë të prosperuar dhe me mundësi për inovacion dhe ndëmarrësi. Ky projekt veqse dëshmon potencialin qe ne kemi si vend, dhe që rinia e Kosovës është e gatshme për të qenë bartëse e zhvillimit ekonomik”.
Nxënësit të cilët kanë përfituar nga programi i punës praktike nëpër kompani të ndryshme janë: Florent Gashi, Graphic Design (tePazari.com), Ardit Jashari, Social Media Management (Kosip Group), Valdrin Pacolli, Graphic Design & Donike Mehmeti, Social Media Management (Çetin shpk), Dijar Rexhepi , Graphic Design (Scooler), Dren Kelmendi, Web Design (AppBites), Arlind Ramadani, Web Design (ClleanCode), Medina Statovci,Graphic Design (Erris Veliu BI), Besart Bahtiri, Graphic Design, Dion Elezi, Social Media Management & Art Mjeku, JAVA/Android (Jiroo), Albiona Ahmeti, Web Design (Enchele), Sylejman Perdibuka, Motion Graphics with After Effects (Dokufest), Arbra Shala & Zgjim Çoçaj (D-Marketing), Rinesa Krasniqi, Graphic Design (Grafika), Elmira Krasniqi (Grafika), Medine Spahiu & Melisa Berisha (Adapttech).
Përveq nxënësve, nëpërmjet këtij programi janë aftësuar edhe mësimdhënësit e këtyre dy shkollave, për: ndërtimin e bazave të të dhënave në SQL, Web Design dhe Përdorim të printerëve 3D.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
LG pozitiv
Apple thyen edhe një rekord të ri me para!
Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim vitin e ardhshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit