LAJMI I FUNDIT:

Ice Cube humb një rol filmik me fitime deri në nëntë milionë dollarë, për shkak se refuzon të marrë vaksinën

Ice Cube humb një rol filmik me fitime deri në nëntë milionë dollarë, për shkak se refuzon të marrë vaksinën

Ice Cube ka humbur një pagesë prej nëntë milionë dollarësh pasi u largua nga filmi i zhanrit komedi “Oh Hell No” pasi refuzoi të merrte vaksinën kundër COVID-19.

Legjenda 52-vjeçare e hip-hopit, emri i vërtetë i të cilit është O’Shea Jackson Sr. – doli nga komedia e cila është prodhim e kompanisë “Sony”, pasi refuzoi kërkesën e producentëve për t’u vaksinuar sipas një raportimi të The Hollywood Reporter.


Aktori do të luante përballë legjendës së komedisë Jack Black në projektin i cili u njoftua në qershor, shkruan DailyMail.

Kompania “Sony”, përfaqësuesi për media i aktorit dhe agjencia e tij WME refuzuan të komentojnë ngjarjen.

Filmi – producent i të cilit është Matt Tolmach – do të xhirohej këtë dimër në Hawaii me regjisorin Kitao Sakurai i cili njihet më së shumti për punën e tij në komedinë e Netflix-it, “Bad Trip”.

Hawaii kohët e fundit u bë shteti i parë në ShBA që administroi vaksinat kundër COVID-19 për 90 për qind të banorëve të tij të moshës 12 vjeç e lart dhe prodhuesit e filmit kishin kërkuar që i gjithë kasti të vaksinoheshin për të punuar në projekt.

The Hollywood Reporter i është thënë se “Sony” është në proces të gjetjes së një zëvendësuesi për Cube.

Prodhimi i filmit është shtyrë gjithashtu pasi Black kishte plagosur veten në qershor ndërsa xhironte për episodin e fundit të “Conan”, por ende është pjesë e projektit.

Gjatë gjithë pandemisë COVID-19, Cube ka promovuar mbajtjen e maskave dhe madje ka dhuruar 2,000 maska mbrojtëse për fytyrën në Bacone College në Oklahoma në gusht.

Në prill 2020, ai madje nxori në shitje një gamë veshjesh ‘Check Yo Self Before You Wreck Yo Self’, e cila e paraqiste reperin me një maskë, dhe të ardhura e mbledhura nga shitja shkonin për punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë.

Vaksinimet në xhirime mes aktorëve dhe ekipit janë bërë një problem për projektet e shumta filmike dhe televizive në Hollywood.

Në qershor, u publikua një deklaratë se Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP) dhe repartet kryesore të industrisë – të cilat përfshijnë SAG-AFTRA, IATSE, DGA dhe Teamsters – kishin rënë dakord të lehtësonin protokollet për të vaksinuarit plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori