LAJMI I FUNDIT:

Icardi do ta presë Juven deri më 10 gusht

Icardi do ta presë Juven deri më 10 gusht
Mauro Icardi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi do ta presë Juventusin deri më 10 gusht – bën të ditur Sportmediaset, ndërkohë që raportohet se Interi do t’i bëjë ulje Napolit deri në 70 milionë euro.

Sulmuesi është lënë jashtë turneut parasezonal të Azisë dhe nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes, por deri më tani ka refuzuar bisedimet me klube tjera, pos Zonjës së Vjetër.


Sipas Sportmediaset, Icardi do të presë deri më 10 gusht që Juve ta kompletojë marrëveshjen dhe nëse nuk ndodh, do t’ia hapë derën Napolit.

Të gjitha lajmet nga Mauro Icardi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mauro Icardi

Tuttomercatoweb bën të ditur se Nerazzurrët janë të gatshëm që ta shesin te Partenopei për 70 milionë euro sulmuesin e tyre, ndërkohë që për Juven çmimi është 80 milionë euro.

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Këto shifra janë shumë më të larta në krahasim me ato që janë përmendur në media në javët e fundit që thoshin se Icardi mund të shitet për 50 milionë euro.

Në janar vlera e argjentinasit ishte 110 milionë euro, mirëpo pas problemeve me klubin, çmimi i tij thuajse është përgjysmuar. /Telegrafi/