LAJMI I FUNDIT:

Icardi pritet të padisë Interin për ngacmim në grup dhe detyrim të largimit nga vendi i punës, synon prishjen e kontratës

Icardi pritet të padisë Interin për ngacmim në grup dhe detyrim të largimit nga vendi i punës, synon prishjen e kontratës
Mauro Icardi (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi është duke përgatitur një veprim ligjor për të ndërprerë kontratën e tij me Interin për shkak të një ngacmimi apo tallje në grup në vendin e punës.

Sulmuesi argjentinas është njoftuar se nuk është më pjesë e planeve të ekipit dhe trajneri i ri Antonio Conte nuk e dëshiron atë në kampin stërvitor para-sezonal.


Ai po refuzon destinacione të ndryshme dhe këmbëngul se dëshiron të mbetet në Inter, ose të paktën të shkojë në Juventus.

Katër klube pas Mauro Icardit – situata e secilit klub me bisedime, pagë dhe kërkesa të lojtarit
Lexo po ashtu Katër klube pas Mauro Icardit – situata e secilit klub me bisedime, pagë dhe kërkesa të lojtarit

Gazeta La Repubblica sugjeron se Icardi dhe gruaja e tij Wanda Nara, e cila gjithashtu vepron si agjente e tij, po shikojnë një rast të mundshëm gjyqësor kundër klubit.

Icardi do të padisë për bullizëm – një term ligjor që i referohet ngacmimit që e detyron dikë të largohet nga vendi i punës përmes kërcënimit dhe izolimit.

Icardi pritet të padisë Interin për ngacmim në grup dhe detyrim të largimit nga vendi i punës (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Nëse Icardi dëshiron ta bëjë këtë dhe të largohet nga Interi atëherë mund të ndjek precedentin e vendosur më herët nga Goran Pandev kur paditi Lazion për një përfundim të hershëm të kontratës.

Në rast se pranohet padia atëherë lojtari do të lejohej që të largohet menjëherë si lojtar i lirë, edhe pse kontrata e tij me Interin shkon deri në qershor 2021.

Formacioni i frikshëm i Juventusit me Sarrin në krye - Icardi në krahë të Ronaldos, Pogba e Ramsey në mesfushë
Lexo po ashtu Formacioni i frikshëm i Juventusit me Sarrin në krye - Icardi në krahë të Ronaldos, Pogba e Ramsey në mesfushë

Problemet filluan të gjitha kur atij iu hoq shiriti i kapitenit për arsye që mbeten të paqarta edhe sot dhe tani është rasti ku ai do të fillojë ndërtimin e çështjes së tij.

Nga ana tjetër, klubi mund të argumentojë se Icardi refuzoi të rifillojë trajnimin pas kontrolleve për një dëmtim në gju që testet treguan se ishte minimal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori