LAJMI I FUNDIT:

Icardi iu përgjigjet tifozëve: Nëse nuk na doni tani, mos na doni kur të fitojmë

Icardi iu përgjigjet tifozëve: Nëse nuk na doni tani, mos na doni kur të fitojmë
MILAN, ITALY - FEBRUARY 03: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale shows his dejection during the Serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë në Serie A.

Skuadra e famshme italiane nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit, duke barazuar ndaj Sassuolos dhe duke pësuar dy humbje radhazi ndaj Torinos dhe Bolognas me rezultat identik 1-0.

Humbja ndaj Bolognas i ka irrituar tifozët zi kaltër të cilët i kanë fishkëllyer futbollistët në përfundim të ndeshjes.

Por në mbrojtje të lojtarëve të tij ka dalë kapiteni i klubit Mauro Icardi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Icardi ka postuar një foto së bashku me lojtarët tjerë duke iu përgjigjur tifozëve.

Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan të dëshpëruar pas pranimit të golit nga Bologna. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Nëse nuk na doni kur humbasim, mos na doni kur të fitojmë”, ishte shkrimi i Icardit në Instagram.

Por kapiteni zi kaltër duket se ka menduar më herët se tifozët mund ta ofendojnë atë në llogarinë e tij.

Kësisoj në këtë foto nuk mund të komentojnë ata përdorues të Instagramit të cilët nuk ndiqen nga Icardi.

Interi nuk do të këtë punë të lehtë edhe në javën e 23-të të Serie A pasi do të luaj në udhëtim te Parma, skuadër e rikthyer në Serie A që e kishte mposhtur Interin në Giuzzeppe Meazza 0-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori