LAJMI I FUNDIT:

Ibrakovic dhe Boshnjaku premtojnë maksimumin ndaj Dukagjinit

Ibrakovic dhe Boshnjaku premtojnë maksimumin ndaj Dukagjinit

Prishtina u rikthehet garave në BKT Superligën e Kosovës, pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Skuadra “bardhekaltër” të premten do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së 14-të ndaj Dukagjinit të Klinës në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 13:00.


Trajneri i ri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, foli para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.

“Nga ndeshja e nesërme pres një reagim pozitiv nga skuadra ime dhe përkushtim të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes. Skuadra është e vetëdijshme për momentin që ne jemi dhe secili individ është i vetëdijshëm se që pesë ndeshjet e ardhshme duhet të dëshmohet se kanë cilësi të luajnë për Prishtinën”, ka thënë Abdulah Ibrakovic.

“Timonieri” nga Bosnjë e Hercegovina ndër të tjera tha se e ka analizuar edhe skuadrën e Dukagjinit.

“Ne e kemi analizuar ndeshjen e Dukagjinit dhe mënyrën sesi ata luajnë. Ata kanë disa lojtarë të mrekullueshëm dhe ne do ta japim maksimumin për t’i mposhtur ata”, vlerësoi Ibrakovici.

Takimin ndaj Dukagjinit e ka komentuar edhe kapiteni Lorik Boshnjaku.

“Dueli ndaj Dukagjinit ka rëndësi të madhe për skuadrën tonë. Kjo është ndeshje ku ne duhet ta nisim serinë e fitoreve dhe presim që të arrijmë pikë të plota”, ka thënë Lorik Boshnjaku.

Mesfushori prishtinas foli edhe për atmosferën pozitive që po mbretëron te skuadra.

“Çdo ndryshim sjell një frymë të re. Shpresoj se kjo frymë do të jetë pozitive. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ashtu siç ka qenë edhe më herët”, nënvizoi Boshnjaku.

Në sfidën e parë të këtij edicioni Prishtina arriti fitore ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë me rezultat 2-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori