LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic i vë kusht Milanit për të rinovuar kontratën

Ibrahimovic i vë kusht Milanit për të rinovuar kontratën
Zlatan Ibrahimimovic (Foto: AC Milan/Twitter)

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovicit te Milani është ende e paqartë, derisa ka kontratë deri më 30 qershor të këtij vitit.

Sulmuesi suedez u rikthye te Rossonerët në muajin janar, pasi kontrata me La Galaxy i kishte skaduar në fund të vitit të kaluar.


Corriere dello Sport raporton se Ibra Kadabra i ka vënë një kusht Milanit për të rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ibrahimovic ka kërkuar nga skuadra italiane që në verë të ndodhin transferime të mëdha dhe jo të luajnë me transferime të lira me me lojtarë që nuk janë të nivelit të lartë.

Mancini: Ibrahimovic është nivel i Messit dhe Ronaldos
Lexo po ashtu Mancini: Ibrahimovic është nivel i Messit dhe Ronaldos

38-vjeçari dëshiron të mbyllë karrierën në San Siro, mirëpo qëllimi i tij është që të rikthejë Milanin në Ligën e Kampionëve pas më shumë se shtatë vite mungese.

Suedezi e di se me skuadrën aktuale një gjë e tillë është e pamundur dhe se në verë dëshiron që disa lojtarë të largohen dhe të vijnë së paku pesë transferime të reja. /Telegrafi/