LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Do të qëndroja te Milani për gjithë jetën

Ibrahimovic: Do të qëndroja te Milani për gjithë jetën

Zlatan Ibrahimovic festoi nënshkrimin e një kontrate të re me Milanin duke deklaruar se ky klub është si shtëpia ime dhe se nëse do të mundte të qëndroj këtu për gjithë jetën, me kënaqësi do ta bënte.

39-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re në këtë mbrëmje, e cila do të mbajë atë në klub përtej tij ditëlindjes së 40-të, apo më saktë deri në qershor të 2022.


Pas rinovimit, Ibrahimovic është parë shumë i lumtur duke thënë se po të ishte në dorën e tij, do të qëndronte gjithë jetën te Milani.

Zyrtare: Ibrahimovic vazhdon kontratën me Milanin
Lexo po ashtu Zyrtare: Ibrahimovic vazhdon kontratën me Milanin

“Ndihem shumë i lumtur. Kam pritur për këtë ditë dhe tani kam një tjetër vit, i cili është ai që është me të vërtetë i rëndësishëm për mua”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për Milan TV.

“Gjithmonë kam thënë, të luash për Milanin është si të jesh në shtëpi. Ndihem kaq i lumtur, më pëlqen mënyra se si klubi më bën të ndihem, të gjithë njerëzit që punojnë këtu, kolegët e mi, trajneri, tifozët që më mungojnë vërtet në stadium”.

“Kjo me të vërtetë është si shtëpia ime. Nëse mund të qëndroj këtu për gjithë jetën, me kënaqësi do ta bëj”.

Ibrahimovic rezervoi gjithashtu fjalë lavdërimi për trajnerin Stefano Pioli.

“Të punosh me Piolin është me të vërtetë e lehtë, ai ka mentalitetin e duhur. Çdo ditë ai ka këtë energji që transformon ekipin dhe ai dëshiron më të mirën prej nesh”, përfundoi suedezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori