LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Talljet e Interit më bëjnë të ndihem i gjallë

Ibrahimovic: Talljet e Interit më bëjnë të ndihem i gjallë

Zlatan Ibrahimovic paralajmëron tifozët e Interit që talljet e tyre vetëm e nxisin atë edhe më shumë në Derbin e Milanit.

Suedezi do të ketë dy mundësi për të shijuar atmosferën e Derby della Madonnina në vitin 2023, kur ai pritet të kthehet në fushë pas operacionit në gju në maj.

Dy rivalët e qytetit do të përballen më 18 janar për Superkupën e Italisë, më pas sërish më 5 shkurt në Serinë A.

“Kur futesh në fushë dhe tifozët kundërshtarë të përqeshin, ky është momenti që më pëlqen më shumë, ai që më bën të ndihem i gjallë”, deklaroi Ibra për Milan TV.

“Askush nuk mund të më ndalojë pas kësaj. Sa më shumë tallen, aq më mirë. Unë preferoj që ata të më përqeshnin sesa të duartrokisnin, sepse gjatë gjithë karrierës sime gjithçka ka shkuar kundër meje, asnjëherë në favor. Ndaj e preferoj kështu, të ndihem i ndezur”.

“Nëse mund të fitoj pas kësaj, është sensacioni më i mirë që ekziston. Kjo është arsyeja pse të luash kundër Interit është një ndjenjë e mrekullueshme, padyshim që do të thotë më shumë se ndeshjet e tjera, por nuk duhet të humbasësh fokusin apo përqendrimin. Kjo mund të ndodhë nëse ju mungon përvoja”.

“Ka edhe disa lojtarë që e ndjejnë atë shumë dhe humbasin kontrollin”,ka vazhduar ai.

Ka pasur disa përplasje të paharrueshme për Ibrahimovic në Derbin e Milanit, më së shumti përballja e tij kokë më kokë me sulmuesin e Interit Romelu Lukaku, i cili u kthye në një mural jashtë San Siros.

Më pas u shpërfytyrua në shenjë proteste pasi Lukaku u transferua te Chelsea, por ai është rikthyer në San Siro si huazim këtë sezon.

Milani mundi Interin 3-2 në Serie A më 3 shtator, por Ibrahimovic dhe Lukaku ishin jashtë të lënduar, kështu që nuk mund të rinovonin përballjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori