LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic shënoi dy gola, por akoma i pakënaqur: Po të isha 20 vjeç, do të shënoja edhe dy të tjerë

Ibrahimovic shënoi dy gola, por akoma i pakënaqur: Po të isha 20 vjeç, do të shënoja edhe dy të tjerë
Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic shënoi dy gola në fitoren e Milanit ndaj Bolognas, mirëpo sërish nuk ishte i kënaqur.

Sulmuesi veteran, i cili mbush 39 vjet në muajin e ardhshëm, realizoi për herë të parë dy gola në një ndeshje hapëse në Serie A, mirëpo do të dëshironte të kishte shënuar më shumë.


Pas një harkimi të Theo Hernandez, Ibra e zhbllokoi rezultatin me kokë, ndërsa golin e dytë në San Siro e realizoi nga pika e bardhë.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Jam në formë të mirë, po angazhohem, kjo është ndeshja e dytë konkurruese e sezonit. Fituam dhe unë kam mundur të shënoj më shumë. Po të isha 20 vjeç, do t’i kisha shënuar edhe dy të tjerë…”.

Milani e nis mbarë, Ibrahimovic me dy gola i siguron tri pikët e para në sezonin e ri
Lexo po ashtu Milani e nis mbarë, Ibrahimovic me dy gola i siguron tri pikët e para në sezonin e ri

“Nuk jam plak, jam sikur Benjamin Button, e nis plak dhe vdes i ri! T’i lëmë shakatë anash, skuadra luajti mirë, nuk jemi në 100 për qindëshin tonë, prandaj i bëjmë disa gabime që nuk i kemi bërë”, ka deklaruar Ibra për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori