Milani e ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Serie A.

Gjiganti italian luajti në praninë e një numri të limituar të tifozëve në San Siro përballë Bolognës, ndeshje që e fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Rossonerët ishin më të mirë në fushë që nga fillimi i takimit, teksa u desh të pritej minuta e 35-të për të parë golin e parë.

Theo Hernandez me një harkim fantastik në zonë asistoi për Zlatan Ibrahimovic i cili me kokë kaloi kuqezinjtë në epërsi.

Zlatan Ibrahimovic. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për vendasit, të cilët në minutën e 50-të fituan penallti.

Nga pika e bardhë i saktë u tregua Zlatan Ibrahimovic që shënoi golin e dytë personal dhe njëherit ishte gol i qetësisë 2-0.

Zlatan Ibrahimovic . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, Rossonerët mjaftë mirë e menaxhuan takimin dhe kontrolluan lojën duke mos i lënë hapësira mysafirëve për të rrezikuar.

Kësisoj Milani e nis me fitore edicionin e ri në Serie A, ku qëllimi i tyre është që të rikthehet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/