LAJMI I FUNDIT:

Ibrahim Dresevic, një yll i ri në ngritje te Dardanët: Nuk i frikësohemi Suedisë dhe Spanjës, ishte vendim i lehtë për ta pranuar Kosovën

Ibrahim Dresevic, një yll i ri në ngritje te Dardanët: Nuk i frikësohemi Suedisë dhe Spanjës, ishte vendim i lehtë për ta pranuar Kosovën

Ibrahim Dresevic është ylli i ri te Përfaqësuesja e Kosovës që ka filluar shkëlqimin.

Mbrojtësi qendror iu bashkua Dardanëve në shtator të vitit 2019, derisa debutimin e bëri pas një muaji në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit 1-0.


24-vjeçari kishte luajtur për të gjitha grupmoshat e Suedisë, derisa në fund vendosi ta përfaqësojë Kosovën, pasi ai është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi.

Dresevic ka luajtur deri më tani tetë ndeshje, por ai ngadalë po e fiton vendin e titullarit te Përfaqësuesja e Kosovës, ku është bërë njëri nga lojtarët më të dashur nga tifozët.

Ndeshjen e fundit qendërmbrojtësi ynë ishte fantastik në përballje ndaj Lituanisë, ku Kosova fitoi me rezultat 4-0.

Anëtari i Heerenveen ishte lojtari i ndeshjes pa pikë dyshimi, pasi paraqitja e tij në repartin defensivë nuk donte shumë fjalë, falë ndërhyrjeve të tij fantastike si dhe qetësinë që tregonte.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Dresevic flet për fitoren ndaj Lituanisë, ku ka deklaruar se ajo rrit moralin e ekipit.

Ai gjithashtu ka folur edhe për rolin e tij te Kosova, ndeshjet që zhvilloi me Suedinë, si dhe dy sfidat e radhës të Dardanëve.

Një tjetër paraqitje fantastike nga ju, a e rrit kjo fitore moralin?

Dresevic: Normalisht që çdo fitore është e rëndësishme për moralin e ekipit, është tregues se kemi bërë punë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Ndeshja e Lituanisë në sytë e ty, si ishte? Dhe si shkoi bashkëpunimi me Vojvodën në qendër të mbrojtjes?

Dresevic: Ishte mirë, kemi bërë shumë mirë, kishte kohë që nuk luanim së bashku dhe ishte e rrugës që në një miqësore të fillonim të mësoheshim më shumë me lojën e njëri-tjetrit. Ishte lehtë të luash krahas Vojvodës, ai është lojtar i mirë. Edhe pse nuk ishte pozita e tij natyrale, ia doli shumë mirë.

A mund të themi tani që je lider i ri në mbrojte në mundës të Amir Rrahmanit?

Dresevic: Unë gjithmonë tentoj të ndihmoj ekipin tim në çdo mënyrë, jam mbrojtës dhe kështu duhet të përpiqem të drejtoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fatkeqësisht jeni i suspenduar për ndeshjen e së dielës ndaj Suedisë, sa je i dëshpëruar që nuk do të përballesh me Zlatan Ibrahimovicin?

Dresevic: Natyrisht që dua të luaj në çdo ndeshje dhe tani për fat të keq jam i suspenduar ndaj Suedisë, që është vendi në të cilin u rrita dhe do të ishte ndeshje speciale për mua. Ai është lojtar i madh dhe do ishte mirë të luaja ndaj tij.

Suedia dhe Spanja, çka prisni nga këto ndeshje?

Dresevic: Të dyja do të jenë ndeshje të forta dhe ne duhet të përgatitemi. Ne do të luajmë ashtu siç luajmë gjithmonë. Nuk do të frikësohemi, do japim 100 për qind nga vetja.

Keni luajtur për Suedinë, por i le ata për Kosovën. Pse e more këtë vendim?

Dresevic: Kam luajtur për Suedinë deri në U20, dhe kur më erdhi mundësia të luajë për Kosovën ishte një vendim i lehtë për mua. 

Jeni ndjerë më mirë sa ishe pjesë e Suedisë, apo tani te Kosova?

Dresevic: Ndihem më mirë te Kosova.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori