Muzeu i famshëm, Musee Grevin, ka zbuluar statujën prej dylli të Ibrahimovicit të hënën, duke u bërë kështu futbollisti i dytë i huaj pas Peles që përjetësohet në muzeun e Parisit, ndërsa futbollisti suedez tashmë po ëndërron të shkojë edhe një hap tutje për tu bërë vet kulla e kryeqytetit francez.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të kesh një statujë në Musee Grevin”, ka thënë 33-vjeçi.


“Statuja duket shumë e përqendruar, siç jam edhe unë në fushë. Ju falënderoj për punën e mrekullueshme. Jam shumë krenar për këtë mirënjohje, posaçërisht si një suedez”, transmeton Koha.net.

“Është nder i madh të kesh një statujë në një muze kaq të madh siç është Grevin. Jam shumë i lumtur. Njerëzit mund të afrohet me të vërtetë pran statujës dhe kjo edhe ka qenë objektiva”.

“E hapi i ardhshëm? Nuk e di... Ndoshta zëvendësimi i Kullës Eiffel me një statujë të Ibrahimovicit...”.

Ibrahimovic është bërë figura kyçe e PSG-së që kur i është bashkuar klubit më 2012 nga AC Milan, duke ndihmuar klubin të fitojë tituj. Ai ka shënuar 16 gola në 23 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. /koha/Telegrafi/ 

telegrafi sport app