LAJMI I FUNDIT:

Ibra do të qendrojë tek United shkaku i Ligës së Kampionëve

Ibra do të qendrojë tek United shkaku i Ligës së Kampionëve

Ish sulmuesi i Djajve të Kuq Ole Gunnar Solskjaer parashikon se Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë vetëm për një arsye tek Manchester United.

Arsyeja kryesore sipas tij është Liga e Kampionëve, dhe ylli suedez do të qëndrojë tek Manchester United po të arrijnë klubi që të kualifikohen për garën ndërkombëtare.


Sulmuesi 35-vjeçar është vlerësuar shumë gjatë kohës së tij në Manchester, sidomos nga trajneri Jose Mourinho, por ende nuk ka nënshkruar kontratë të re për zgjatje qëndrimi në Angli.

Suedezi deri më tani ka pasur 25 paraqitje për skuadrën angleze, ku ka shënuar 15 gola që prej kohës kur u transferua vitin e kaluar nga PSG. /Telegrafi/