300:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - OCTOBER 24: Zlatan Ibrahimovic #9 of Los Angeles Galaxy runs after a pass in front of Dejan Jakovic #5 of Los Angeles FC during the Western Conference Semifinals at Banc of California Stadium on October 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Harry How/Getty Images) 12:"Getty Images
Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Milano është shtëpia e tij e dytë, duke nxitur më shumë spekulime për të ardhmen e tij.
Klubi i Milanit tashmë i ka ofruar kontratë 18 mujore sulmuesit veteran, ndërsa Bologna është një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij.
Edhe pse tashmë është 38 vjeçar, Ibra ka deklaruar se mund të luajë deri në moshën 50 vjeçare nëse ka ndonjë projekt që e stimulon.
"Sapo e kam përfunduar përvojën time në Los Angeles. Ka qenë fantastike, tash atje janë dy heronj nga dy botë; unë dhe Giuseppe Garibaldi", ka deklaruar sulmuesi veteran.
Gjatë karrierës, Ibrahimovic ka luajtur te të dyja klubet nga Milano, Interi (2006-2009) dhe Milani (2010-2012). /Telegrafi/