LAJMI I FUNDIT:

Ibra dhe CR7 në kërkim të rekordeve në Kampionatin Evropian

Ibra dhe CR7 në kërkim të rekordeve në Kampionatin Evropian

Nëse ylli i futbollit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo dhe emri me përvojë në radhët e Suedisë, Zlatan Ibrahimovic arrijnë të shënojnë në Kampionatin e 15-të Evropian të Futbollit (EURO 2016), do të shënojnë emrin e tyre në faqet e historisë së këtij kompeticioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kampionatin që zhvillohet në Francë, do të dalë në pah gara mes Ronaldos dhe Ibrahimoviqit të cilët janë nga golashënuesit më të mirë, jo vetëm në këtë eveniment.


Krahas insistimit për suksesin e skuadrave të tyre, Ronaldo dhe Ibrahimovic do të jenë në fushë për të zhvilluar edhe rekordet e tyre personale.

Dy futbollistët të cilët kanë shënuar edhe në 3 kampionate të Europës, do të provojnë të shënojnë edhe në këtë kompedicion për të hyrë në histori si futbollisti që ka shënuar në katër Kampionate rresht.

Ndërsa Ronaldo nëse arrijnë të veshë edhe në dy ndeshje fanellën e Portugalisë, do të jetë futbollisti që ka veshur më shumë këtë fanellë, duke kaluar kështu Luis Figo-n.

Ndërsa Ibrahimovic në 113 ndeshje të Suedisë ka shënuar 62 gola. Ai është futbollisti me më shumë gola në këtë kombëtare.

Ibrahimoviq i cili ka arritur të shënojë në EURO 2004, EURO 2008 dhe EURO 2012 kërkon të shënoj edhe në këtë kompedicion duke shkruar emrin e tij në histori.

Krahas Ronaldos dhe Ibrahimovicit edhe Rooney lufton për të qenë gola shënuesi më i mirë i këtij kampionati.

Si gola shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompedicion është Michel Platini me 9 gola. Ndërkohë Ronaldo, Ibrahimovic dhe Rooney do të luajnë për të përmbysur këtë rezultat dhe për tu ulur në kolltukun e gola shënuesit më të mirë.

Gola shënuesit më të mirë në historinë e këtij kampionati janë;

Me 9 gola, Michel Platini (Francë)

Me 7 gola, Alan Shearer (Angli)

Me nga 6 gola: Zlatan Ibrahimovitc (Suedi), Thierry Henry (Francë), Patrick Kluivert (Holandë), Nuno Gomes, Cristiano Ronaldo (Portugali), Ruud van Nistelrooy (Holandë).

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori