LAJMI I FUNDIT:

Ia vjedh çantën hajni, pronari i saj e qëllon për vdekje (Video, +18)

Ia vjedh çantën hajni, pronari i saj e qëllon për vdekje (Video, +18)

Vjedhja e një çante i kushtoi me jetë një burri, i cili u qëllua për vdekje nga personi që ia kishte vjedhur dhe po mundohej të ikte nga vendi i ngjarjes.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur hajni vrapon në drejtim të një veture që po e priste me derë hapur, transmeton Telegrafi.


Kurse pas tij vraponte personi që ishte cak i vjedhjes, që arrin ta kapë para se të futet në veturë duke e qëlluar për vdekje me revole.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një parking pranë qendrës tregtare Cycad, në qytetin Polokwane në verilindje të Afrikës së Jugut.

Pronari i çantës ka deklaruar në polici se është lodhur nga hajnat që vazhdimisht po i plaçkitin. /Telegrafi/