LAJMI I FUNDIT:

I thash-jo, më tha…!

Kam vendosur të dëgjoj këshillat e atyre të cilët shohin përtej detajeve vet detajet. Njëjtë si gruaja e cila di të tollovisë kokën e burrit të saj me kërkesat, por edhe me fshehtësitë të cilat dalin në pah pas paraqitjes së problemeve. Qëndrimet në raste të këtilla lëkunden dhe nuk janë të njëjta. Edhe dinjiteti bie në prehrin e një monstrumi të vetëquajtur sadist. Por, duhet të mësojmë mirë se njerëzit nuk janë membrana të cilët mbështjellin çdo gjë me urdhër të dikujt. Një ditë dalin në shesh ose në pah të gjitha ato që gjenden në nëntokën e mendimeve, në nënvijën e ideve, në horizontin e mentaliteteve, në kahen e kërkesave.

Një grua mund të jetë e martuar madje dy herë, dhe të tretën herë të gënjej e të thotë se nuk kam qenë e martuar, por thjeshtë kam qenë e fejuar vetëm një herë, por pas tridhjetë viteve martesë, gënjeshtrat e saj do të dalin në shesh. Të njëjta gjëra ndodhin kudo. Në ekonomi, në politik, në religjion, në art, në letërsi, në histori. Njerëzit e shkruajnë dhe e rishkruajnë historinë e popullit të tyre. Ndërsa popujt pranojnë faktet e vërteta ose të shtrembëruara dhe nuk bëjnë zë. Ata madje duartrokasin në momentin e nxitjes së emocioneve dhe euforive tek to. Bërtasin me zë të lartë që të dëgjohen edhe përtej murit, nëse përbirohet e drejta e tyre esenciale për një jetesë më të mirë.


Shohim realitetin e ndarjes së Maqedonisë si institucionalisht ashtu edhe në infrastrukturë. Rrugët magjistrale ndërtohen dhe rindërtohen në Maqedoni në atë mënyrë që të përgatitet një popull i tërë për tu ndarë prej një populli tjetër. Ky është një proces ndarës të cilin nuk e ka filluar monarku Nikolla Gruevski e as që do të mundet ta përfundojë. Sytë e njeriut dhe përvoja e tyre sheh delikte edhe nëpër varreza! Zaten qysh në kryen e shtetit ne shohim gjëra komike e deri në përfundim, në ceremoni të varrimit të njerëzve.

Shumë njerëz në Maqedoni për së gjalli kanë porositur t`ia rregullojmë varrezat, me qëllim që ta zënë vendin afër njëri-tjetri, burrë e grua! Mos u çudit. Nuk po tregoj batutë! Ajo që është më interesante rreth varrezave se këto ditë kam pasur rastin të montoj një varr me beton anash, me hapësirë sa për dy varreza. Aty ishte vetëm një varr, ndërsa afër tij gjendej një varr i improvizuar. Po, po, shqiptarët e Maqedonisë për të zënë hapësirat e tyre nëpër varreza, janë detyruar, ose e kanë nga dëshira këtë veprim të improvizimit të varrezave.

Kur kujtoj se jetojmë në një shtet të improvizuar dhe jo të vërtet, me një qeveri të improvizuar dhe jo reale, me një kryeministër i cili veç sa nuk e ka shpallur vetën "monark", me një kryetar shteti i cili vetëm përmes shikimeve ta ngjall sensin e humorit, nuk është çudi që tek varrezat e shqiptarëve të gjinden edhe varre të improvizuara. Disa iu janë hidhëruar mendimeve tona, bërtitjes sonë, solidarizimit me popullin dhe ndihmesës së proceseve të demokratizimit të Republikës së Maqedonisë.

Lutfi Rusi qysh në vitin 1981 ka nxjerr prej botimit librin e tij të titulluar "SHURDHMEMECI". Ai ka pasur të drejtë kur ka filluar të bërtas në librin e tij dhe përmes atij libri. Zaten garniturat e sotshme janë si rezultat i mbjelljes së farës së shurdhmemecëve të së kaluarës. E sotmja asnjëherë nuk është reflektim i lindur qysh në start pa vezullim. Ajo gjithmonë ka vezullimin e saj dhe hijen e cila dëshmon për rrënjët të forta ose të dobëta. E kur flasim për të nesërmen duhet ta kemi parasysh të sotmen që ta ndërtojmë drejtë për njerëz që dëgjojnë e flasin, dhe jo për shurdhmemecë. Secili njeri shkruan sipas bindjes së tij, njashtu edhe Lutfi Rusi ka shkruar librin e tij sipas pikëpamjeve dhe bindjeve të tij.

Mund të trembet ndonjë lexues nga përmendja e emrit të tij dhe të thotë se unë përkrah sistemin komunist të cilin disa shqiptar e kanë përkrahur në të kaluarën dhe në të tashmen disa të tjerë po e përkrahin sistemin demokrat. Nuk i dihet të ardhmes. Ndoshta në të ardhmen do ti vij turp dikujt të thotë se kemi qenë në të njëjtin krah me SHBA-të, dhe se kemi përkrahur sistemin e tyre. Në të ardhmen me siguri në rruzullin tokësor do të vijë ndonjë sistem tjetër ende më i mirë se sistemi demokratik. Me këtë nuk duam të themi se jemi kundër sistemit demokratik të udhëheqjes së popujve në botë. Por, tërësisht nuk mundet të jetë funksional dhe i drejtë për krejt popujt e botës. Përderisa ekzistojnë standarde të dyfishta edhe në këtë sistem, as ky nuk është përfundimisht i saktë. Por, prej sistemit të kaluar është shumë më i mirë dhe më i saktë.

Titulli i këtij reflektimi do të dukej banal pa sqarimin e tij. Në Greqi Jorgos Papandreu e mori timonin e atij shteti. Shqiptarët përmes sondazheve të ndryshme, politikisht dhe në masë, i thanë dhe përsëri po i thonë Nikolla Gruevskit dhe qeverisë së tij se duam të futemi në NATO dhe BE, pa marrë parasysh se a zgjidhet kontesti i saj me Greqinë a nuk zgjidhet. Jo, ai na tha, dhe paraardhësit e tij po na thonë jo qe 19 vite, ne duam që të kemi një shtet stabil dhe emri i këtij shteti është më i rëndësishëm se të gjitha benificionet politike e ekonomike që mund ti përfitonim pas futjes sonë në NATO dhe në BE. Edhe këtë ua thashë. Të tjerat, do ua them në episodin e radhës.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori