I pari nga India që luan në NBA

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Sim Bhullar, i cili nënshkroi një kontratë me Sacramento Kings.
Lojtari në fjalë do të bëhet i pari Indian në histori që prek ëndrrën për të luajtur në NBA. Lajmin e bën të ditur vetë Bhullar në faqen e tij në Twitter ku pozoi në një foto me fanellën e Kings.
I gjatë 226 cm, qendra indiane peshon 161 kg. Ai është rritur profesionalisht në kolegjin e New Mexicos dhe ka një mesatare prej 10.4 pikësh e 7 kërcime për ndeshje, raporton SS.
Skuadra e Vivek Ranadive i beson indianit për shkak të përmasave të tij gjigande, një avantazh i madh në lojën poshtë koshit. Për momentin, 21-vjeçari do të stërvitet me skuadrën, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të bashkohet menjëherë me ekipin e parë të skuadrës që përfaqëson kryeqytetin e Kalifornisë. /Telegrafi/















































