Policia e Shtetit ka finalizuar këtë të martë një operacion që ka çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është A. A. ndaj të cilit Gjykata e Pejës ka caktuar një dënim prej 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”.


Nga ky dënim, atij i mbeten për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burg.

Gjatë momentit të ndalimit, forcat e rendit bëjnë me dije se i janë gjetur dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara.

Hetimet paraprake tregojnë se në këto dokumente ai përdorte edhe emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj, raporton euronews.al.

Policia e Shtetit thekson se arrestimi është kryer në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre kosovare, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij tashmë kanë nisur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.