LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Të gjithë duhet të kemi një gjë në mendje, kualifikimin në Evropian

Hysaj: Të gjithë duhet të kemi një gjë në mendje, kualifikimin në Evropian
Elseid Hysaj (Foto: Getty Images)

Elseid Hysaj është një nga liderët e kombëtares shqiptare, por edhe më i qëndrueshmi në karrierën e tij me klube, pasi sapo ka nisur sezonin e tij të katërt si titullar me një skuadër të madhe evropiane, si Napoli.

Mbrojtësi shkodran tregon se jep gjithmonë 100 për qindëshin në fushën e lojës, jo vetëm te kombëtarja, por edhe me klubin, ndërsa premton se ndaj Izraelit dhe Skocisë, do të shihet në fushë një tjetër skuadër, krahasuar me atë të miqësoreve pranverore.


Elseid Hysaj (Foto: Getty Images)

“Jam i kënaqur me fillim e kampionatit. Është e mirë edhe për kombëtaren dhe unë do të përpiqem të bëj të njëjtin gjë edhe këtu.

“Sadiku apo Roshi janë mungesa të mëdha, por ne jemi grup i mirë dhe kemi rikthyer edhe futbollistë me eksperiencë. Po krijojmë grup të mirë dhe jemi të bashkuar”.

Lajmet për Hysajn
Lexo po ashtu Lajmet për Hysajn

“Thjesht duhet të shfrytëzojmë të gjitha shanset, pasi të gjithë i kanë mundësitë e tyre”, ka thënë Hysaj për SuperSport në lidhje me gjasat e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Duke i komentuar kritikat pas ndeshjeve miqësore, mbrojtësi ka thënë: “Kemi ndryshuar shumë pas ndeshjeve të verës, të cilat ishin shumë keq. Atëherë kishte shumë faktorë, si pushimet, futbollistë të lodhur. Duhet t’i harrojmë sa më shpejt ato ndeshje dhe të bëjmë mirë në të radhës. Me karakterin që kemi ne shqiptarët, do të bëjmë shumë në fushë”.

Elseid Hysaj (Foto: Getty Images)

Sa i përket ndeshjes ndaj Izraelit, Hysaj është shprehur: “Nuk duhet të mendojmë të kaluarën dhe duhet të jemi të qetë. Të fokusohemi te kjo mundësi që kemi për të shkuar në Evropian. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati. E kemi kuptuar se janë ndeshje zyrtare dhe jo miqësore”.

“Ne nuk duhet t’i falim minuta Izraelit, siç bëmë këtu ndeshjen e parë. Kishim mundësi t’i fitonim të dyja ndeshjet. Ajo që duhet të bëjmë tani është përqendrimi. Kemi një trajner të ri dhe mendime të reja. E dimë ku duhet të përmirësohemi. Të gjithë duhet të kemi një gjë në tru, kualifikimin në Evropian. Do të ishte një gjë e madhe dhe entuziazmi nuk na mungon”, janë fjalët e tij.

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori