0Shares

Napoli po vazhdon me paraqitje të mira në këtë sezon në kampionatin italian.

Napolitanët janë në krye të tabelës së ligës elitare italiane Serie A, duke lënë pas kampionin aktual Juventus.

Krahas shkëlqimit të ekipit, me lojë të mira dhe vlerësime pozitive po merr edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Mario Giuffredi

Megjithëse mediat italiane po e vlerësojnë se për blerjen e mbrojtësit shqiptar duhen 70 milionë euro, kështu nuk mendon menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi.

“Nuk di të them se sa vlen, por flitet për 70 milionë euro, edhe pse unë nuk e besoj se kaq vlenë. Nëse do të ishte kështu, Auerelio De Laurentis ka gabuar që i ka vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurove”, tha italiani.

Ndryshe, 23-vjeçari deri më tani ka pasur 90 paraqitje për napolitanët ndërsa nuk ka arritur të realizoj ndonjë gol.

Theksojmë se futbollisti më parë ka shënuar një gol në Serie A sa ishte pjesë e skuadrës së Empolit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)