LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Ishte një nga ndeshjet më të dobëta

Hysaj: Ishte një nga ndeshjet më të dobëta
Elseid Hysaj (Foto: Getty Images)

Elseid Hysaj është një nga lojtarët prej të cilëve pritet më shumë te Kombëtarja e Shqipërisë, por të martën edhe ai vuajti shumë si e gjithë skuadra.

Mbrojtësi shkodran pranoi se ekipi nuk është aspak në situatë të mirë, por tha se në këto momente trajneri ka të drejtën të eksperimentojë dhe të bëjë zgjedhje.


Jeni një nga liderët e kombëtares. Çfarë ndodhi sot? Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta dhe i lamë mundësi Kosovës të bëjë atë që donte në fushë”.

“Jam dakord që kemi zhgënjyer dhe do të duhet të tregonim tjetër angazhim në fushë”.

Mendoni se ndikojnë afrimet e shumta në skuadër? Mendoj se skuadra ka nevojë të testojë lojtarë të rinj dhe më pas në Shtator do të bëjë zgjedhjet e tij, për të marrë ata lojtarë që kanë bindur”.

“Besoj se ka të drejtën e tij të provojë lojtarë dhe duhet ta respektojmë. Edhe sot kishim mungesa, me lojtarë se Memushaj, Basha, etj. Të cilët do të na japin në dorë kur të rikthehen”.

Me cilësitë që kemi, mund të luajmë ashtu siç do Panucci? Këtë duhet ta kuptojë trajneri dhe të vendosë. Ne nuk jemi trajnerë, por jemi ushtarë dhe duhet të bëjmë atë që Panucci kërkon. Në fund është ai që vendos dhe merr përgjegjësitë”, ka thënë Hysaj. /TCH/