LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Hapja e të dhënave gjurmon keqpërdorimet e parasë publike

Hysaj: Hapja e të dhënave gjurmon keqpërdorimet e parasë publike
Agon Hysaj, hulumtues në Demokracia Plus

Rëndësia e hapjes së të dhënave është e madhe pasi do të gjurmohen keqpërdorimet e parasë publike.

Kështu thotë hulumtuesi nga Demokracia Plus, Agon Hysaj, duke shtuar se, do të rritej përgjegjësia.


“Rëndësia e hapjes së të dhënave ndikon shumë në punën e akterëve, si organizatat e shoqërisë civile, gazetarëve, por edhe qytetarëve që ta kuptojnë më mirë se nga po shkojnë të dhënat, ku nëse ka keqpërdorime ta gjurmojnë paranë deri në pranuesin e fundit. Për shembull, nëse ka kontrata të prokurimit publik, ta bëjnë një lidhje në mes kontratës së nënshkruar dhe pagesave të bëra”, tha Hysaj për Telegrafin.

Hapja e të dhënave të Thesarit të Kosovës - rrit transparencën dhe llogaridhënien
Lexo po ashtu Hapja e të dhënave të Thesarit të Kosovës - rrit transparencën dhe llogaridhënien

Ai shton se me hapjen e të dhënave do të ekspozohej edhe korrupsioni.

“Nuk mund të thuhet se do ta eliminonte por do ta lehtësonte shumë që të ekspozohej korrupsioni dhe në momentin që ekspozohet ai, atëherë është presioni për institucionet e ndjekjes, te Prokuroria që të merret me rastet”, shtoi Hysaj. /Telegrafi/