LAJMI I FUNDIT:

Hysaj bëhet përsëri zgjedhje e tretë, De Biasi bën Mavrajn kapiten

Hysaj bëhet përsëri zgjedhje e tretë, De Biasi bën Mavrajn kapiten

Mërgim Mavraj do të jetë kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen e sotme kundër Luksemburgut dhe me shumë mundësi edhe në atë ndaj Izraelit.

Qendërmbrojtësi i përfaqësueses nuk ishte i pranishëm për arsye dëmtimi në takimet e marsit dhe si rrjedhojë, në mungesë të Ansi Agollit për duelin kundër Bosnjë-Hercegovinës, tekniku i kuqezinjve vuri shiritin e kapitenit në krahun e Elseid Hysajt. Këtë të fundit, shumëkush e cilëson si liderin e të ardhmes në Kombëtaren shqiptare.


Hysaj mendohet se do ishte kapiteni i ardhshëm

Por, duket se ajo ka qenë një zgjedhje e përkohshme e trajnerit. Në ndeshjen e sotme, De Biasi i është kthyer përsëri një futbollisti me shumë eksperiencë për të mbajtur shiritin, duke ia dhënë atë Mavrajt.

Që nga momenti kur u diskutua fillimisht se kush do të ishte pasardhësi i Canës në rolin e kapitenit, Mavraj u rendit mes kandidatëve. U përfol edhe për një pakënaqësi të tij ndaj De Biasit për zgjedhjen që bëri tekniku, i cili ishte shprehur disa herë publikisht se e shihte Hysajn si kapitenin e të ardhmes të kombëtares.

Megjithatë, këto diskutime u harruan menjëherë sapo De Biazi u takua personalisht me Mavrajn, i cili ka qenë një nga futbollistët tek të cilët trajneri ka pasur më shumë besim gjatë karrierës së tij në drejtimin e kuqezinjve.

Kësisoj, përcaktohet edhe hierarkia brenda skuadrës për sa i përket shiritit. Agolli është zgjedhja e parë, me Mavrajn të dytë dhe Hysajn të tretë në radhë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori