LAJMI I FUNDIT:

Hyri me kalë në supermarket, që të blinte dhurata për ditëlindje (Video)

Hyri me kalë në supermarket, që të blinte dhurata për ditëlindje (Video)

Në një supermarket në Cape të Afrikës së Jugut, një burrë i paemëruar ka hyrë brenda me kalë dhe ka bërë xhiro në mes të mallrave.

Në këtë formë, ai ka dashur të blinte një dhuratë për ditëlindje, por është larguar pa marrë ndonjë gjë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk ka shkaktuar asnjë problem, menaxheri dhe stafi i lokalit e kanë përzënë përjashta, derisa të pranishmit shikonin të befasuar.

“Ishte një kalë gjigant, që mund të rrëzohej dhe të lëndonte dikë. Madje, ka mundur edhe të bëhet i dhunshëm dhe të godasë dikë”, ka thënë njëri nga punonjësit lidhur me rastin.

Forcat e rendit janë duke bërë hetime, në përpjekje që ta identifikojnë dhe ndalojnë këtë njeri, që hyri brenda së bashku me kafshën. /Telegrafi/