Hyri i zhveshur në kafene dhe kërkoi ta vrasin (Video)

Ai fillimisht është shtrirë në tavolinë, e më pas ka hipur mbi banak dhe ka filluar të rrëzojë gjësendet që ndodheshin aty.
“Të lutem më vrisni”, i ka thënë ai kamarieres, e cila është fshehur prapa derës së një dhome, transmeton Telegrafi.
“Ngutu, më qëllo në kokë. Shtype butonin e panikut dhe sjelli njësitet speciale, menjëherë”, ka vazhduar burri i zhveshur, duke lëshuar klithma.
Pas pak minutash, në kafene kanë ardhur policët, të cilët kanë pasur pak vështirësi derisa e kanë arrestuar.
Nuk dihet më shumë për këtë njeri, i cili besohet se është dërguar në ndonjë qendër psikiatrike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/02/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































