LAJMI I FUNDIT:

Hykolli i BSPK-së shpreson se shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja me Qeverinë

Hykolli i BSPK-së shpreson se shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja me Qeverinë

Pas tre orëve diskutim, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se shumë shpejt pritet që të arrihet marrëveshja me Qeverinë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli ka thënë para mediave se pas takimit me Këshillin Ekonomik Social, se pritet që sonte ose nesër të ketë takime me qeverinë.


“Sa më shpejt që është e mundur, sonte ose nesër”, ka deklaruar Hykolli.

Ai po ashtu ka theksuar se shumë shpejt pritet të ketë lajme pozitive.

“Ne diskutuam për kërkesat tona, përpjekjet janë të dyanshme. Po shpresoj se shumë shpejt ne do të dalim me lajme pozitive dhe do të vazhdojmë punën… Po normalisht atmosfera ka qenë herë relaksuese e herë tensionuese. Por kur ne dëshirojmë të ecim përpara, atëherë edhe këto janë shume normale”, ka shtuar Hykolli, raporton KP.

S’ka marrëveshje në takimin e Nagavcit me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës
Lexo po ashtu S’ka marrëveshje në takimin e Nagavcit me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës

Kryetari i BSPK-së tha se ka sinjale pozitive për arritjen e marrëveshjes me qeverinë.

“Kemi sinjale nga të dy anët që do të ecim përpara… Ishin përfaqësuesit e Qeverisë… Kanë qenë ministrat Hekurani dhe Nagavci…. Dialogimi i ka edhe rrugët e veta, por momentalisht jemi në këtë situatë që mundemi shumë shpejt të ulemi dhe t’i ofrojmë qëndrimet tona”, ka përfunduar Hykolli.

Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se s’ka ndonjë dakordim ende.

“Këshilli Ekonomiko-Social nuk merr ndonjë vendim. U munduam të gjejmë rrugë të përbashkët. Debatuam për të gjitha gjëra. Jemi optimist që nesër ose pasnesër, Qeveria me formu ekipin e vet për t’u takuar me BSPK-në për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë Jasharaj pas mbledhjes.

Nga data 25, shkollat dhe çerdhet janë në grevë në gjithë Kosovën. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori