LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur në dy aksidente në Podujevë

Dy të vdekur në dy aksidente në Podujevë
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur ditën e enjte në Podujevë.

Njëri aksident ka ndodhur rreth orës 21:45, ku një këmbësore ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e veturës.


Dy aksidente në Podujevë, raportohet për persona të lënduar rëndë
Lexo po ashtu Dy aksidente në Podujevë, raportohet për persona të lënduar rëndë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Kurse, aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 23:45, ku një person ka vdekur dhe dy tjerë janë lënduar.

“Podujevë 31.08.2023-23:40. Raportohet se ka ndodhur një vet aksident trafiku, ku si pasojë tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia. /Telegrafi/