LAJMI I FUNDIT:

‘Hulku iranian’ godiste betonin me grushte – por Martyn Ford i kundërpërgjigjet me një video edhe më mbresëlënëse

‘Hulku iranian’ godiste betonin me grushte – por Martyn Ford i kundërpërgjigjet me një video edhe më mbresëlënëse

Martyn Ford i është kundërpërgjigjur kundërshtarit të tij të ardhshëm me një video mbresëlënëse që e tregon atë duke u stërvitur për meçin e tyre.

Lufta për titullin “Njeriu më i frikshëm në planet”, do ta vë aktorin e famshëm të filmave aksion përballë me Sajad Gharibi, i njohur si “Hulku iranian” në Londër në fillim të vitit të ardhshëm.


Duke marrë parasysh që këta dy individë janë absolutisht masivë në vetvete, nuk ka dyshim se kjo luftë do të të futet në histori.

Lufta për titullin 'Njeriu më i frikshëm në planet': "Hulku iranian" po godet muret e betonit si pjesë e stërvitjeve të tij të 'çmendura'
Lexo po ashtu Lufta për titullin 'Njeriu më i frikshëm në planet': "Hulku iranian" po godet muret e betonit si pjesë e stërvitjeve të tij të 'çmendura'

Ford ka ngarkuar një video të tij duke stërvitur me një partner sparring, i cili sapo shkarkon një breshëri grushtash në stomakun e luftëtarit.

Ai shkroi krahas videos: “Unë absolutisht e dua këtë….ne nuk godasim muret, ne shkatërrojmë çelik @boxfitcoaching Ne po e bëjmë një makineri…. Ju premtoj këtë”.

Goditja me grusht në stomak në mënyrë të përsëritur është një praktikë e zakonshme stërvitore në boks pasi i mëson luftëtarit se si të zvogëlojë në mënyrë efektive peshën e goditjes, si dhe të sigurojë që ata të mos lëndohen.

Gjithashtu i ndihmon ata të krijojnë rezistencë ndaj goditjeve brutale dhe duket se Martyn me siguri mund të përballojë çdo gjë.

Ai po i përgjigjej Hulkut iranian, i cili së fundmi ka postuar një video ku tregon se si po përgatitej për ndeshjen e boksit.

Gharbi tregoi regjimin e tij të çuditshëm të stërvitjes, i cili e pa atë të grushtonte muret e betonit, të shtrembëronte metale, të përplaste gomat dhe të çante shalqi.

Në mbishkrimin e postimit të tij, 29-vjeçari tha: “PO KJO ËSHTË PERSONALE… Hulku Iranian nuk ndalet kurrë. Shihemi më 2 Prill @martynfordofficial”.

Forditnuk dukej i impresionuar nga të gjitha gjërat që Gharbi mund të bëjë jashtë ringut sepse, në fund të fundit, rëndësi ka mënyra se si luftoni.

Lufta do të zhvillohet në The O2 në Londër me tifozët që po e presin me padurim këtë përballje gjigante. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori