LAJMI I FUNDIT:

“Hulk iranian” shfaq metoda të dyshimta stërvitore përpara luftës së tij me “Titan Kazak”

“Hulk iranian” shfaq metoda të dyshimta stërvitore përpara luftës së tij me “Titan Kazak”

“Hulk iranian”, emri i vërtetë Sajad Gharibi po përgatitet për luftën e tij të ardhshme kundër “Titan Kazak” duke goditur pajisjet e palestrës pa pajisje në duar.

Gharibi, i cili lufton me Djumanov Almat Bakhytovich më 31 korrik në Dubai, është i njohur për metodat e tij jokonvencionale të stërvitjes. Kur ai ishte planifikuar të luftonte me “Njeriun më të frikshëm në planet”, Martyn Ford në fillim të këtij viti, ai postoi video të tij duke goditur me grushte në muri gjatë stërvitjes, duke bërë ushtrime për formësim të muskujve dhe duke lakuar një shufër metalike.


I forti iranian ka vazhduar seancat e tij të çuditshme stërvitore për debutimin e tij në boks kundër Bakhytovich në fund të këtij muaji, duke postuar një video të tij duke grushtuar një peshë në një shufër.

Caktohet data dhe vendi për duelin që po pritet shumë: ‘Hulku iranian’ kërcënon ‘Titanin Kazak’
Lexo po ashtu Caktohet data dhe vendi për duelin që po pritet shumë: ‘Hulku iranian’ kërcënon ‘Titanin Kazak’

Gharibi, i cili ka pothuajse një milion ndjekës në Instagram, do të përballet me Bakhytovich për katër raunde nga dy minuta secili.

Bakhytovich adresoi pabarazinë në popullaritet mes tij dhe Gharibit duke shkruar: “Shumë njerëz thonë se nuk e dinë kush jam unë, por ata do të shohin më 31 korrik se kush është Titani Kazak, fuqia ime. Unë do të bëj histori duke fituar dhe duke e bërë atë shfaqjen më argëtuese që ka qenë në Dubai. Kur ta fitoj këtë luftë, dua të luftoj me Fedor (Emelianenko) në Almaty dhe të sjell luftën më të madhe në vend”.

Gjithçka gati për duelin e "Njeriut më të frikshëm në planet": 'Hulku iranian' përballë 'Titan Kazak'
Lexo po ashtu Gjithçka gati për duelin e "Njeriut më të frikshëm në planet": 'Hulku iranian' përballë 'Titan Kazak'

Gharibi postoi pak pamje të tij duke boksuar përpara se lufta e tij me Fordin të anulohej në prill. Tifozët e kanë tallur më parë për metodat e tij të dyshimta të stërvitjes dhe iraniani madje ka pohuar se është stërvitur në temperatura nën zero. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori