LAJMI I FUNDIT:

Hulk duhej të pinte 30 litra ujë për të dhënë një mostër të urinës pasi kishte humbur 6 kg gjatë një ndeshje

Hulk duhej të pinte 30 litra ujë për të dhënë një mostër të urinës pasi kishte humbur 6 kg gjatë një ndeshje

Sulmuesi brazilian, Hulk humbi aq shumë peshë përmes djersitjes gjatë një loje të së mërkurës mbrëma, saqë sulmuesi i Atletico Mineiro u përpoq shumë derisa arriti të jepte një mostër të urinës.

Ish-sulmuesi i Porto u kthye në Brazil për të luajtur për Atletico Mineiro në janar të vitit 2021, klubi i tij i parë në vendin e tij që nga largimi për në Japoni në vitin 2006.


Vitin e kaluar, mjeku fizik i klubit shpjegoi se sulmuesi humbi një peshë të pabesueshme gjatë ndeshjeve, për shkak të sasisë që djersitet gjatë ndeshjeve.

Hulk rikthehet në futbollin brazilian në mënyrën siç di vetëm ai
Lexo po ashtu Hulk rikthehet në futbollin brazilian në mënyrën siç di vetëm ai

Klubi duhet të marrë masa shtesë për t’u siguruar që 35-vjeçari të mbetet i hidratuar gjatë ndeshjeve dhe të mërkurën kjo ishte një problem pas ndeshjes.

Hulk ka zbuluar se, pas humbjes së Mineiros në Kupën e Brazilit ndaj Flamengos, ai humbi aq shumë peshë sa që iu desh të pinte 30 litra ujë në mënyrë që të mund të merrte mjaftueshëm lëngje në trupin e tij për të dhënë një mostër të urinës për një testim.

“Që kur erdha në Atletico, kjo ishte ndeshja në të cilën isha më i dehidratuar. Kam humbur gjashtë kilogramë sot”, ka deklaruar Hulk për Globo Esporte.

“Ishte i lodhshëm kontrolli i dopingut. Unë isha i lodhur. Fillova ndeshjen me 97 kg, përfundova me 91 kg. Rashë në anti-doping. Qëndrova atje për katër orë, piva 30 litra ujë”.

“Por, ishte e vështirë për të urinuar. Ajo funksionoi. Tani është koha për të shkuar në shtëpi”, përfundoi braziliani.

Raportimet thonë se sulmuesi nuk doli nga stadiumi kombëtar deri në orën 03:50 të mëngjesit dhe iu desh të merrte vetë një avion privat për t’u kthyer në shtëpi.

Deri më tani këtë sezon, Hulk ka shënuar 23 gola në 30 paraqitje për skuadrën braziliane, por ai nuk shënoi në ndeshjen më të madhe të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori