LAJMI I FUNDIT:

Hrgovic po ua prish planet Furyt dhe Usykut për titullin e kampionit të unifikuar

Hrgovic po ua prish planet Furyt dhe Usykut për titullin e kampionit të unifikuar

Pak ditë më parë u bë e ditur se u ra dakord për një luftë mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda.

Lufta do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Data nuk është përcaktuar ende, por ka dy opsione – Fury dhe Usyk do të luftojnë ose më 23 dhjetor ose në janar të vitit të ardhshëm. Përveç kësaj, u ra dakord për një revansh.


Nënshkrimi i kontratës për duelin është i diskutueshëm sepse boksieri kroat Filip Hrgovic është dashur të luftojë me Usykun për titullin IBF. Hrgovic u anashkalua sërish, vetë luftëtari kroat disa herë theksoi se luftëtarët e tjerë po i shmangeshin.

"Kafsha", sfiduesi i detyrueshëm për Oleksandr Usyk - goditjet e tij janë të frikshme
Lexo po ashtu "Kafsha", sfiduesi i detyrueshëm për Oleksandr Usyk - goditjet e tij janë të frikshme

Jo vetëm që u anashkalua, por për shkak të revanshit të dakorduar, është e sigurt se do të presë seriozisht shansin e tij.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jetë kështu. Gjegjësisht, gazetari i ESPN, Mike Coppinger, ka bërë të ditur se IBF ka dërguar një letër në kampet e Usykut dhe Furyt me një mesazh të qartë – nëse nuk do të luftoni Hrgovicin, ne do të gjejmë dikë që do ta bëjë.

E nokautoi Heleniusin në raundin e shtatë - por Joshua me kundërshtarin e radhës do ta ketë shumë të vështirë
Lexo po ashtu E nokautoi Heleniusin në raundin e shtatë - por Joshua me kundërshtarin e radhës do ta ketë shumë të vështirë

IBF në letër theksonte se fituesi i luftës për kampion absolut duhet të luftojë kundër kundërshtarit të detyrueshëm Filip Hrgovic për brezin e kampionatit IBF dhe se nuk lejohen përjashtime.

Nëse Fury dhe Usyk bien dakord për një revansh, atëherë Hrgovic do të luftojë për brezin e kampionit IBF kundër sfiduesit të ardhshëm në dispozicion. Aktualisht është Anthony Joshua, ish-kampioni i peshave të rënda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori