Këngëtari nga Iralanda, Hozier, ka marrë njërin nga shpërblimet më të respektuara në Britani, “Ivor Novello”, për këngën e tij “Take me to church”.

Këngëtari irlandez, Hozier, i cili është bërë i famshëm brenda natës me këngën e tij “Take me to church”, ka marrë shpërblimin “Ivor Novello”, pikërisht për këtë këngë.

Shpërblimi i është dhënë për këngën më të mirë në aspektin muzikor, por edhe për tekstin më të mirë.


“Është një nder për mua, që në këtë sallë kam kaq shumë njerëz që më admirojnë”, ka thënë këngëtari pasi ka marrë shpërblimin.

“Me këtë jam inkurajuar shumë. Kjo është gjë e madhe për mua. Para vetëm një viti isha krejtësisht i panjohur, derisa këtë muzikë e shkrova kur s’dija çfarë do të ndodhte. Dua të falënderoj prindërit e mi. Nëna ime është aktualisht në spital, ndaj ky shpërblim i kushtohet asaj”, ka deklaruar 25- vjeçari.

Kënga,ndryshe prej një viti qëndron në maja të top-listave gjithandej në botë.

Shpërblimi “Ivor Novello” jepet çdo vit për të nderuar ata që aktualisht krijojnë muzikë të jashtëzakonshme, transmeton Koha.net. Ndryshe nga çmimet që nderojnë ata që thjesht krijojnë janë “produkte popullore”.

Ky shpërblim nderon, ndërkaq të gjithë ato vepra që janë publikuar ekskluzivisht në Britani të Madhe. /Telegrafi/