LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Isa Mustafa t’ia sqarojë elektoratit të LDK-së pse po i fut në shtëpi ata që e gjuajtën me molotov

Hoxhaj: Isa Mustafa t’ia sqarojë elektoratit të LDK-së pse po i fut në shtëpi ata që e gjuajtën me molotov

Zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i është përgjigjur sot akuzave që Isa Mustafa i pati kundër PDK-së.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj tha se vendimmarrja në kohën e qeverisë së tij është bllokuar nga një pjesë e partisë së tij, të cilët jo vetëm që dolën kundër demarkacionit por nuk e votuan as për kryeministër.


Tutje, Hoxhaj tha se Mustafa i mbetet borxh elektoratit të LDK-së që t’ia shpjegojë se pse poi  pranon në shtëpi ata që e gjuajtën me koktej molotovi, vezë e gaz lotsjellës në cdo ditë të punës së tij si kryeministër.

Në fund, Hoxhaj u pajtua me Mustafën se duhet gjetur një nyje besimi për t’u bërë bashkë në dialog me Serbinë, duke thënë se për PDK-në nyja e besimit duhet gjendur në Kuvendin e Kosovës, dhe se LDK-ja duhet të bashkohet në takimet dhe diskutimet e ardhshme.

“Kam pasur dhe ende kam respekt për Isa Mustafën, si profesor dhe politikan. Megjithëse jo çdo herë në politikë ai ka bërë lëvizjet dhe zgjedhjet më të mira. Në një reagim të tij sot për zhvillimet aspak të këndshme lidhur me pamundësinë e votimin të demarkacionit nga qeveria e udhëhequr prej tij duke sulmuar PDK-në, do të ndalem në dy momente. E para, vendimmarrja e tij si kryeministër asokohe u bllokua nga një pjesë e partisë së tij, të cilët jo vetëm që i dolën kundër demarkacionit por as nuk e votuan atë për kryeministër. E dyta, Isa Mustafa po ankohet në një pjesë të qeverisë aktuale që sipas tij udhëhoqën protesta të dhunshme kundër demarkacionit para dy vitesh. Por ai i mbetet borxh elektoratit të LDK-së t’ia shpjegoj pse i pranon në shtëpi ata që e gjuajtën me koktej molotovi, vezë, e gaz lotsjellës në çdo ditë të punës së tij. Në fund, pajtohem me kryetarin e LDK-së që duhet gjetur një nyje besimi për tu bërë bashkë në procesin e dialogut me Serbinë. Për PDK-në – është Kuvendi i Kosovës ku edhe LDK-ja duhet të bashkohet në takimet dhe diskutimet e ardhshme për të nxjerrë më të mirën e mundshme”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori