LAJMI I FUNDIT:

Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë, PDK e LDK ta vënë interesin nacional para atij partiak

Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë, PDK e LDK ta vënë interesin nacional para atij partiak

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi sot se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshje mbi planin europian për normalizim të marredhënieve. Ai shtoi se marrëveshja synon të shmangë edhe tensionet e mundshme mes dy shteteve në të ardhmen.

Reklama

Në nje takim me gazetarë, në të të cilën mori pjesë KosovaPress, ambasadori Hovenier deklaroi së një marreveshje e mundshme do të sjellë përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hovenier tha se i kuptojnë disa shqetësime, por ShBA nuk mbështet ndonjë mekanizëm që është kundër kushtetutshmërisë së Kosovës.

I pyetur për rezervat që kanë ndaj planit evropiaj dy partitë më të mëdha opoitare PDK dhe LDK, Hovenier tha se është i bindur që në fund të dy subjektet do të vënë interesin nacional para atij partiak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së.

Dy udhëheqësit u dakorduan muajin e kaluar se përmbajtja e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tej.

Plani i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por dy vendet do t’i njihnin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat.

Serbia, gjithashtu, nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Plani, po ashtu, u kërkon palëve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zgjedhje të reja në katër komunat në veri? Çfarë parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale

Zgjedhje të reja në katër komunat në veri? Çfarë parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale

Jehona Hulaj
Skenderaj, dy vajza të mitura largohen nga shtëpia dhe përmes telefonit i shkaktojnë dhunë psikike nënës së tyre

Skenderaj, dy vajza të mitura largohen nga shtëpia dhe përmes telefonit i shkaktojnë dhunë psikike nënës së tyre

Lajme
Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Lajme
“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

Lajme
​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

Lajme
Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në Suharekë

Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në Suharekë

Lajme
Kalo në kategori