LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Zgjedhja e drejtorit të Doganës do të bëhet sipas ligjeve në fuqi

Hoti: Zgjedhja e drejtorit të Doganës do të bëhet sipas ligjeve në fuqi

Ministri i Financave, Avdullah Hoti vizitoi sot Doganën e Kosovës ku u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtori të përgjithshëm, Fahri Gashi dhe menaxhmenti I lartë i Doganës së Kosovës.

Në një njoftim për media thuhet se Hoti gjatë vizitës shprehi përkrahjen për punonjësit e doganës dhe i falënderoi ata për rezultatet e arritura.


“Kjo përkrahje nuk do të mungoj asnjëherë ku bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit të oficereve doganor dhe stafit udhëheqës të saj. Ndërsa për zgjedhjen e drejtorit tha se çdo gjë do të shkoi sipas ligjeve në fuqi”, tha Hoti.

Ndërsa, U.D. i drejtori të Përgjithshëm, Fahri Gashi theksoi se “Dogana do të vazhdoi me performancë të lartë dhe me zbatimin e detyrave të saj, dogana gjithmonë ka qenë një organizatë kredibile dhe e aftë për të përmbushur obligimet ligjore”.