LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Vetëvendosje po ju bën oferta strukturave të Nismës t’i bashkohen asaj (Video)

Hoti: Vetëvendosje po ju bën oferta strukturave të Nismës t’i bashkohen asaj (Video)

Deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti ka thënë se Thaçi e Veseli duhet të dalin publikisht të tregojnë se a e ka pas mirë Rugova apo ata të dy në të kundërtën le të dalin t’i tregojnë opinionit për ndasitë që i kanë bërë.

“Nuk jam i befasuar nga z.Thaçi e z.Veseli. Edhe atëherë kur është kundërshtuar Rugova, edhe sot kur po i përulen, të gjitha po bëhen për pushtet”, tha në Rrokum Roll, Hoti.


Sipas tij, kryesuesit e PDK-së po e përdorin Rugovën për me marrë elektoratin e LDK-së, siç tha ai “po shihet që LDK është e shkapërderdhur, e ata po e shfrytëzojnë këtë”.

Për të, PDK përmes Adem Grabovcit, i cili po e kundërshton demarkacionin po mundohet të mbajë elektoratin e saj në Dukagjin.

“Pastaj del e thotë, kështu ka vendosur partia, unë jo. Prandaj, populli duhet të kuptojnë, të votojnë e të penalizojnë”, vlerësoi ai.

Duke akuzuar PDK-në se po bënë lojëra të rrezikshme, Hoti tha se më mirë është mos me ardh në Kuvend, demarkacioni.

“Ka zëra që nuk kanë me votu, por shtrohet pyetja: sa është për tu besuar? Por, siç e dimë ne, qëndrueshmëria e deputetëve të PDK-së e LDK-së është shumë jostabile, kur shkojnë e ju flasin shefat”, tha ai.

Duke kujtuar kohën kur ishin bashkë me VV, e duke thënë se janë prapë bashkë në kundërshtim, Hoti tregoi se VV i ka thirr një nga një strukturat e Nisma-s me shku në VV.

“Më kanë konfirmuar mua personalisht”, theksoi ai.

Ndërsa, për VV-në Hoti e pati këtë porosi: Politika nuk bëhet kështu, bashkimi e projektet e përbashkëta nuk shkojnë kështu.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori